Llapi rrëmben talentin e Besës
23 janar 2019
| 13:47
Skuadra e Llapi nuk po ndalet në këtë afat kalimtar, pasi e transferoi edhe futbollistin Liridon Balaj nga Besa e Pejës.
Futbollisti që ka lindur në vitin 1999, ka nënshkruar kontrate me Llapin për një vit e gjysme. Balaj ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe tashmë është pjesë e U21-shave.
“Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina është që një vit në bisedime për ta sjell këtë talent tek Llapi dhe këmbëngulësia e tij arriti që Liridoni të jetë pjesë jona. Llapi falënderon edhe familjen e tij për besimin që patën në drejtorin Batatina”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/