Llapi shkarkon stafin e trajnerëve, vetëm Tahir Batatina “mbijeton”

22 dhjetor 2024 | 23:09

Klubi i futbollit Llapi ka vendosur që të shkarkojë stafin e trajnerëve. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar trajneri Tahir Batatina. Batatina ka treguar se lirimi nga detyra është bërë me ujdi të dyanshme.

“Me marrëveshje të dyanshme e kanë pa te arsyeshme të lirohen nga detyra duke e parë rezultatet e ekipes ku edhe unë kam qenë i ngarkuar ne seminar për licencim dhe e di se edhe kjo ka ndikuar mosqëndrimi afër ekipes gjithmonë por do te kthehet skuadra shumë e fort ne sezonin pranveror”, u shpreh Batatina për Klan Kosova.

Vendimi vjen pas rezultateve të dobëta të Llapit gjatë këtij stinori në elitën e futbollit kosovar.

Në 11 ndeshjet e fundit, “Legjendat” nuk kanë arritur asnjë fitore.

Kështu Llapi e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e nëntë duke marrë vetëm 18 pikë, nga 18 ndeshje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neurobiologjia e intuitës dhe shkenca që e studion atë na…