Llapi shkatërroi Ballkanin
Skuadra e Llapit e ka shkatërruar kampionen në fuqi të Superligës, Ballkanin me rezultat 4-1.
Llapi tregoi dominim që nga pjesa e parë e ndeshjes, pas e mbylli këtë pjesë me dy gola epërsi. Fernandinhos dhe Francisco Rivera realizuan golat për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.
Në pjesën e dytë, Ballkani tentoi të krijonte më shumë në kërkim të rikthimit të rezultatit, por përsëri Llapi u tregua më konkret duke shënuar edhe dy gola tjerë për një fitore të thellë, ndërsa vendasit vetëm një në fund të ndeshjes.
Në pjesën e dytë për mysafirët shënuan Rivera (77’) dhe Gerhard Porgni (90’), kurse për vendasit shënues ishte Lumbardh Dellova në minutat shtesë të ndeshjes. Pas kësaj fitore, Llapi ngjitet në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 27 pikë.