Llapi shtyn festën e Ballkanit

01 maj 2022 | 17:14

Llapi e ka ndalur me barazim liderin Ballkanin në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi luajtën 1:1 gjatë 90 minutave në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ermal Krasniqi në minutën e 15-të të takimit zhbllokoi rezultatin në të mirë të Ballkanit.

Megjithatë, shifrat u barazuan në pjesën e dytë. Kastriot Selmani realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 62-të.

Kësisoj, festa e titullit për Ballkanin është shtyrë për javën tjetër. Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kurse Llapi ka 54 pikë në pozitën e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiranës i shtohet një tjetër destinacion që pritet të thithë…