Llapi synon t’ia ndalë hovin Dritës
Llapi i Tahir Batatinës po synon ta zbresë nga froni skuadrën e Bekim Isufit, Dritën. “Kemi punuar maksimalisht për ndeshjen ndaj Dritës dhe do ta japim maksimumin për t’i marrë pikët e plota. Kemi mbetur pak larg objektivave, por ende jemi në garë dhe në këtë ndeshje do të luajmë pa presion”, ka thënë Batatina.
KF Drita është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në Vala Superligën e Kosovës në futboll, çfarë e dëshmon edhe pozita e parë në renditjen tabelore. Megjithatë, Llapi po synon ta ndalë hovin e gjilanasve të dielën në ndeshjen derbi që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Besianë. “Kemi punuar maksimalisht për ndeshjen ndaj Dritës dhe do ta japim maksimumin për t’i marrë pikët e plota. Kemi mbetur pak larg objektivave, por ende jemi në garë dhe në këtë ndeshje do të luajmë pa presion”, ka thënë trajneri i llapit, Tahir Batatina, i cili më pas ka ftuar edhe shikuesit të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës. “Nëse veç pak keni ndjenja për Llapin, të dielën të gjithë së bashku do të luftojmë për fitoren e radhës. Djemtë janë të motivuar dhe forma e tyre është shumë optimale. Do të shkojmë betejë pas beteje”, ka deklaruar Batatina. Synime të mëdha në ndeshjen derbi të javës së 29 ka edhe Drita e Gjilanit.
Një prej lojtarëve të kësaj skuadre, Astrit Fazliu ka thënë për “Epokën e re” se ndaj Llapit synohet fitorja. “Llapi ka një skuadër të mirë me lojtarë cilësorë, por ne jemi në formë të mirë dhe kjo nuk na prish punë. Jemi të vetëdijshëm se është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jemi të përgatitur për të shënuar fitore. Mungesa nuk kemi për këtë ndeshje dhe jemi të vendosur të mos e ndalim rrugën drejt titullit kampion”, ka thënë Fazliu.
Vala SUPERLIGA – Java e 28-të
Të dielën takohen:
Llapi – Drita
Vllaznia – Prishtina
Besa – Drenica
Flamurtari – Vëllaznimi
LIGA E PARË – Java e 26-të
Të dielën takohen:
Ballkani – Ferizaj
Kika – 2 Korriku
Bashkimi (K) – Rahoveci
Hajvalia – Dukagjini
(Veton ZYMBERI)