Llapi transferon ish-portierin e Parmës

05 janar 2021 | 16:58

Skuadra e Llapit e ka prezantuar përforcimin me të ri, Marijan Coric. Bëhet fjalë për një futbollist të dëshmuar që në të kaluarën ishte pjesë e Parmës në Itali.

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe tekst

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me klubin e drejtuar nga Tahir Batatina.

“Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Coric. Coric është 25-vjeçar dhe tek Llapi vije nga skuadra SV TEC Tiel në Holandë. Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

25-vjeçari ka bërë karrierë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb, NK Uljanike në Kroaci dhe FK Palanga në Lituani.

(Epoka e re) 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar mbi 40 numri i të lënduarve si pasojë…