Llapi transferon Peposhin
02 gusht 2020
| 14:03
Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Ardit Peposhi. Ky i fundit luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe është paraqitur në 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.
“Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Peposhi ka firmosur kontratë me Llapin, kurse prezantimi do të bëhet kur kjo skuadër e fillon fazën përgatitore.
(V.Z / Epoka e re)