Llapi transferon portierin Eglant Haxho
13 gusht 2018
| 16:21
Pas lëndimit të portierit Bledar Hajdini, drejtori Sportiv i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina u angazhua dhe e gjeti zëvendësuesin e tij, i cili është nga Shqipëria, Eglant Haxho.
Ky i fundit ka firmosur kontratë 1-vjeçare me skuadrën nga Podujeva. 29-vjeçari i lindur në Tiranë është portier i cili karrierën e ka nisur tek Apollonia, kurse ishte pjesë edhe e Kamzës, Tomorit, Bylisit, Kukësit, Butrintit, Tërbunit, Renovës dhe Partizanit të Tiranës.