Llapi transferon Ramadanin dhe Hotin
08 qershor 2018
| 11:47
Llapi po vazhdon konsolidimin për edicionin e ri. Dy përforcimet e fundit janë Arbnor Ramadani dhe Ardian Hoti.
Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe ka arritur marrëveshje dy vjeçare me klubin, kurse sezonin e fundit regjistroi 14 paraqitje për Dritën.
Llapi ka transferuar edhe qendërmbrojtësin Ardian Hoti, i cili së fundmi ishte pjesë e KEK-ut. Hoti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Llapit. Hoti karrierën e ka filluar te Prishtina dhe tek Besëlidhja në grupmoshat e reja. Pastaj ishte pjesë e 2 Korrikut dhe së fundmi KEK-ut me të cilën skuadër u shpall kampion i Ligës së Parë.
/Epoka e re/