
Llapi transferon Selmanin
12 qershor 2019
| 20:28
Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin.
Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.
19-vjeçari kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.