Llapi transferon talentin Sokol Kiqina
02 qershor 2022
| 13:00
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, Llapi vazhdon të përforcohet me futbollist të talentuar. I fundit që ka “aterruar” është Sokol Kiqina, i cili në sezonin pranveror luajti për skuadrën e Feronikelit.
“Sokol Kiqina hap një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bërë pjesë e fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit. 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ne dhe do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet për garat evropiane të Ligë së Konferencës”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Veton ZYMBERI/