
Llapi triumfon në Drenas, Dukagjini shijon fitoren e parë në Superligë
Skuadra e Llapit e ka fituar derbin e javës së tetë në elitë ndaj Feronikelit, me rezultat 1-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi të skuadrës mysafire, pasi Mentor Zhdrella realizoi në minutën e 41-të. Feronikeli nuk është dorëzuar dhe arriti të barazoi rezultatin nëntë minuta parafundit nëpërmjet Mevlan Zekës, derisa rezultatin final e vulosi Mërgim Pefqeli që realizoi në minutën e fundit shtesë.
1-2 ka triumfuar edhe skuadra e Ballkanit në përballje me Ferizajn. Bend Baftiu dhe Artur Magani realizuan për suharekasit, kurse golin e vetëm për Ferizajn e realizoi Edon Sadiu.
Në ndeshjen tjetër fitimtare për herë të parë në ketë edicion ka dalë skuadra e Dukagjinit nga Klina, e cila e mposhti skuadrën e Trepçës ’89 (1-0). Të vetmin gol në ketë ndeshje e realizoi Husen Demiri.
/Epoka e re/