Llapi: U ‘masakruam’ nga gjyqtari Gzim Mehmeti

06 nëntor 2019 | 16:32

Derbi në mes Ballkanit dhe Llapit përfundoi 1-1. Pas kësaj ndeshje skuadra nga Podujeva nëpërmjet një postimi në “Facebook” është ankuar se gjyqtari anësor Gzim Mehmeti e ka dëmtuar skuadrën me anulimin e një goli.

“Pamjet në këtë video pasqyrojnë qartë se si gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti e ‘masakroi’ Llapin me këtë gol të anuluar. I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë pas 20 sekondave, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohen, e anulon golin e pastër, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje. Është gjynah se si po humbet mundi i donatorëve dhe djersa e futbollistëve në fushë, kur FFK-ja delegon gjyqtarët e këtij rangu si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na dëmtojnë qëllimisht dhe po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës”, thuhet në reagimin e skuadrës së Llapit.

https://www.facebook.com/KFLlapi/videos/516603025560700/?t=2

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë…