Llapi vazhdon bashkëpunimin me Prençin

27 korrik 2020 | 16:20

Vetëm një ditë pasi përfundoi kampionati elitar i futbollit në Kosovë, skuadra e Llapit e ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin nga Shqipëria, Elvis Prençi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Llapit në rrjetin social “Facebook”.

“KF Llapi ka ‘blinduar’ edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi, i cili do vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit edhe në edicionin e ri 2020/21. Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit. Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsejtë 32 paraqitje (31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol”, thuhet në njoftimin e Llapit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar ndaj deklaratës se…