![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/llapi-1.jpg)
Llapi vazhdon me fitore në Superligë
26 nëntor 2023
| 15:04
Llapi ka shënuar fitore ndaj Gjilanit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë e ka realizuar Valmir Veliu, në minutën e 83’, pas një asistimi nga Ahmed Januzi.
Teksa, Muhamet Hyseni me një gol në minutën e 94′ e vulosi fitoren e ekipit nga Podujeva.
Llapi pas fitores mbetet në vendin e tretë me 25 pikë, pas 14 ndeshjeve. Ndërsa Gjilani renditet në pozitën e shtatë me 14 sosh.