Llapi vazhdon në Superligë
Llapi do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Llapi të enjten në Drenas fitoj ndaj Samadrexhës në ndeshjen e plejautit për Superligë. Skuadra nga Podujeva fitoj me rezultat 39:33.
Shkëputja në rezultat është bërë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 16:16.
Llapi në edicionin aktual u rendit i parafundit në Superligë. Samadrexha ishte renditur e dyta në Ligën e Parë, ndërsa do të vazhdojë të luajë në këtë nivel.
A. Hoxha shënoi 15 gola për Llapin, kurse 8 gola i shënoi R. Visoka. Te Samadrexha u dallua A. Maloku me 16 gola.
Para ndeshjes Task-Forca e FHK-së për përballje me COVID-19 ka bërë kontrollimin mjekësor të hendbollistëve dhe stafit të klubeve. Dr. Defrim Morina ka qenë në krye të Task-Forcës.
Llapi – Samadrexha 39:33 (16:16)
Llapi: Bajrami, Hasani 3, Havolli 1, Hoxha 15, Mani 3, E. Mani, Muqiqi 7, Bugujevci, E. Bugujevci, Rexhepi, Beshiri 3, Visoka 8, Lushaku, F. Hasani, A. Mani
Samadrexha: Sh. Maloku, Bunjaku, S. Maloku 3, A. Maloku 16, Basholli 1, Jashari 4, B. Maloku 4, F. Maloku 2, Av. Maloku, Al. Maloku, G. Maloku 1, A. Maloku