“Llapusha” fillon ndërtimin e parkingut te varrezat e fshatit Tërpezë

29 qershor 2020 | 15:46

Grupi i Veprimit Lokal (GVL) “Llapusha” në Malishevë, ka filluar realizimin e projektit për ndërtimin e parkingut përreth varrezave në fshatin Tërpezë të Malishevës. Ky projekt është në interes të banorëve të fshatit, dhe është një prej qëllimeve apo fushëveprimeve që ka GVL “Llapusha”.

Koordinatori i projektit, Halit Mazreku, ka thënë se synojnë t’i zhvillojnë ekonomikisht zonat rurale të Malishevës.  “Qëllimi kryesor i GLV-ve është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, duke iu ofruar përkrahje komunitetit rural për përgatitjen dhe zbatimin e strategjive zhvillimore në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal”, ka thënë Mazreku. Ndërtimi  i parkingut te varrezat e fshatit Tërpezë financohet nga GVL “Llapusha” me rreth 60 për qind të shumës së projektit, 20 për qind pas përfundimit e mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të strategjisë për zhvillim rural.

I tërë projekti kap një shumë prej 4 mijë e 953 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë mbledhjes së katërt të Komitetit për Komunitete të Kuvendit…