Lleshaj: Kemi më shumë të vdekur nga aksidentet se nga krimi
17 janar 2020
| 14:20
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj në takimin me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, ka thënë se më shumë ka të vdekur në komunikacion.
“Ky takim ka rëndësi të marrë, përpjekje fillestare që do vazhdojë për 2020 meqë është viti i sigurisë rrugore. Vetëm në 2019 vdiqën 227 persona të cilët humbën jetën nga aksidentet, më e lartë se shifra e krimit që shkon deri në 50 të vrarë. Kemi shum të vrarë në rrugët e vendit që duhet të ulen”, ka deklaruar Lleshaj.