Lleshi kërkon nga presidenti t’ia heq gradën e gjeneralit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e vet në “Twitter” kërkesën e zëvendësministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për presidentin e Republikës, Ilir Meta.
“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për presidentin e Republikës. Tani presidenti është i lirë të zgjedh interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, ka shkruar Rama në “Twitter”, ku ka postuar postoi letrën e plotë të Lleshit.
Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ka kërkuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’ia heq atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm.
Kërkesa i është adresuar kreut të shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i ka drejtuar presidentit.
/Epoka e re/