Llogaritë se si Shqipëria mund ta mbyll e para në grup
Muaji nëntor rikthen sërish Kombëtaren në fushë. Djemtë e Sylvinhos luajnë kundër Çekisë dhe Ukrainës, teksa të dyja ndeshjet zhvillohen në “Air Albania” më 16 dhe 19 nëntor.
Pas humbjes me Çekinë dhe fitores në Gjeorgji, kuqezinjtë janë në garë për kreun në dy ndeshjet e fundit, teksa për momentin në krye është Çekia me 7 pikë.
Por si mund të marrin kuqezinjtë vendin e parë?
Nëse Gjeorgjia merr pikët e plota në takimet që ka me të njëjtët rivalë, atëherë hyn në lojë golavarazhi i përgjithshëm, teksa për momentin skuadra e Sagnol e ka më të mirë momentalisht.
Shqipëria mund të kalojë më tej edhe me tri pikë, duke mundur Çekinë dhe të humbasë me Ukrainën, por në anën tjetër ndeshjet e kundërshtarëve të mbyllen në barazim. Në këtë rast Shqipëria do të kishte 9 pikë, ndërsa skuadrat e tjera nga 8 secila. Gjithsesi Kombëtarja kuqezi e ka në dorë vetë fatin e tij.