“Llogaritet që Presidenti është vra”, eksperti i sigurisë Burim Ramadani sqaron se si ndodhi atentati ndaj Trump

15 korrik 2024 | 21:26

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për atentatin ndaj Donald Trump, tha se në kuptimin e protokollit të sigurisë “presidenti është vra”.

“Kjo në kuptimin e protokollit të sigurisë llogaritet që presidenti është vra. Pra nuk llogaritet që vetëm është lëndu, sepse fiziku i tij është prekë pavarësisht a është veshi a këmba a dora. Edhe është e vërtetë që Zoti e ka shpëtu, për shkak se fiziku i tij është prekë”, tha Ramadani, transmeton Express.

“Hetimet kanë me gjetë nëse bëhet fjalë për një person të vetëm, apo për ndonjë ndërhyrje nga jashtë, qoftë nga shtetet armiqësore që kanë dashtë më ndërtu krizë brenda SHBA-së”, shtoi ai sa i përket atentatorit.

Ai tha se kishte mangësi në aspektin e sigurisë “shihet që ajo zonë ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë lokale, e cila nuk ka qenë e trajnuar e as e aftë për me reagu shpejtë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të…