Llorente dëshiron te pensionohet në Bilbao

27 shkurt 2019 | 14:47

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Fernando Llorente e ka pranuar se dëshiron të pensionohet në skuadrën e Athletic Bilbao.

Sulmuesi spanjoll me plotë sukses ka luajtur për këtë klub 2005 deri në vitin 2013, duke regjistruar 262 paraqitje dhe ka shënuar 85 gola.

“Është folur shumë për një rikthim timin për ta mbyllur karrierën tek Atletik Bilbao, por e dija që do të ishte e komplikuar, duke parë dhe dëmtimet e shumta që pësuan ‘Spurs’ gjatë janarit. Nuk i kam bërë asnjë kërkesë Tottenhemit, por do të ishte diçka shumë e bukur që të rikthehesha te Bilbao dhe ta mbyllja karrierën atje”, ka thënë Llorente.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…