Llorente: Në Real do të shkoja falas
29 shtator 2022
| 14:08
Fernando Llorente, sulmues që ka luajtur për Bilbaon, Juventusin, Sevillen, Sëansean, Tottenhamin, Napoli e të tjera skuadra, kampione bote dhe Evrope me Spanjën, i ka bërë një retrospektivë karrierës së tij në një intervistë për programin “El Larguero”.
Ai ka shprehur pengun e tij për të luajtur me Realin e Madridit. “Ka qenë ëndërr për mua të luaja për Realin. Në fakt, nuk kam qenë kurrë atje. Sa herë që më donte Reali, unë isha nën kontratë me Atleticon e Bilbaos. Edhe kur më përfundoi kontrata me Bilbaon, Juventusi u tregua më i shpejtë. Ajo ishte mundësia ime më e mirë për të shkuar në Madrid. Do të shkoja falas, mjafton të isha zëvendësi i Benzemasë”, ka thënë Llorente.