
Llorente: U largova duke qarë nga Juventusi
12 shkurt 2018
| 12:47
Ish-sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente ka lëshuar një deklaratë përpara ndeshjes me Juventusin, që tifozëve të Tottenhemit nuk do t’u pëlqejë shumë.
“Më mungon Juventusi si i çmendur. U largova nga ‘Vinovo’ (qendra stërvitore) duke qarë”, thotë sulmuesi spanjoll, i cili gjithsesi e pranon rolin e violinës së dytë në skuadrën e Pochetinos, pasi Kane është i padiskutueshëm. Në Torino, 32-vjeçari shënoi 27 gola gjatë 2 sezoneve.