Lloris: U dorëzuam shumë lehtë ndaj Bayernit
02 tetor 2019
| 17:00
Ish-anësori i Arsenalit Serge Gnabry udhëhoqi kampionin gjerman drejt triumfit madhështor duke i shënuar katër nga shtatë golat e së martës mbrëma në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Kjo ishte humbja më e thellë e Tottenhamit në shtëpi në një garë kaq të madhe. Disfata nënkupton se Tottenhami renditet i fundit në Grupin B me vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe kapiteni Hugo Lloris thotë se skuadra nuk guxon të bëjë më lëshime.
“Ndihem shumë keq për tifozët, kryesisht sepse ne u dorëzuam shumë lehtë dhe rezultati ishte edhe më i keq. Kjo është një natë që na prek shumë. Tani duhet të tregojmë karakter dhe ta harrojmë këtë. Dy ndeshjet kundër Crvena Zvezdës do të jetë edhe më të rëndësishme – nuk guxojmë të humbasim pikë më”, ka thënë Lloris.