Llorisi, afër transferimit të skuadra e madhe italiane
Hugo Lloris dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, mundësi që Tottenhami nuk ia dhuron. Portieri francez ka edhe një vit kontratë me “Spurs”, por së shpejti pritet të vijë mbyllja e bashkëpunimit me marrëveshje.
36-vjeçari mbron portën e skuadrës londineze prej gushtit të vitit 2012, ndërkohë që më parë ka luajtur me Nice dhe Lyon në vendlindje. E ardhmja lidhet me Italinë. Shtypi francez shkruan se Lloris mund të kalojë te Lazio.
“Bardhekaltrit”, këtë sezon do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve, kompeticion ku eksperienca ka një rëndësi të veçantë. Lloris numëron 145 ndeshje me kombëtaren e Francës.
Me “Gjelat” fitoi Botërorin “Rusi 2018” si protagonist, teksa ka luajtur edhe dy finale të tjera, atë të “Euro 2016” dhe Kupën e Botës “Katar 2022”, të dyja të humbura kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe Argjentinës së Leo Messit.