
Llorisi: Kualifikimin e kuptuam nga tifozët
12 dhjetor 2018
| 14:28
Tottenham Hotspur u kualifikua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve pas barazimit me Barcelonën (1-1).
Portieri Hugo Lloris ka bërë me dije se kualifikimin futbollistët e kuptuan pas reagimit të tifozëve.
“Është e vërtetë që patëm ndihmën e PSV-së. Ishte e vështirë pas golit të disavantazhit të shpejt, por ne ruajtëm parimet tona dhe luajtëm shumë mirë. Nuk fituam, por u kualifikuam. Shpirti ishte fantastik. E meritojmë kualifikimin. E kuptova nga reagimi i tifozëve që u kualifikuam”, ka thënë Lloris.
/Epoka e re/