Lloyd Austin: Nuk do ta lejojmë Ukrainën të humbasë
19 mars 2024
| 12:41
Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, tha sot, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, se Uashingtoni nuk do të lejojë që “Ukraina të dështojë”.
“SHBA nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë. Ky koalicion nuk do të lejojë që Ukraina të humbasë luftën”, tha Austin në fillim të një takimi të përfaqësuesve të 50 vendeve që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Takimi po mbahet në bazën ushtarake amerikane në Reimstein të Gjermanisë.