Llugaliu: Bashkësia Islame kërkoi që mos të shkohet në luftë
26 prill 2019
| 23:27
Imri Llugaiu nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se BIK nuk ka frymëzuar qytetarë të Kosovës që të shkojnë në luftrat në Siri dhe Irak.
“BIK nuk ka qëndruar i heshtur, me kohë ka bërë thirrje që të mos shkohet atje. Asnjë imam zyrtarisht i BIK nuk është i dënuar për këtë çështje. Dijetarët islamë në nivel global asnjëherë nuk kanë kërkuar që të shkohet atje në luftë”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se duke marrë parasysh se me çka janë përballë rehabilitimi e socializimi është i vështirë, por i tejkalueshëm.
Sipas tij, në krejt botën frymëzimi për pjesëmarrje në luftë nuk ka dalë nga imamët e xhamive, por nga rrjetet sociale dhe mediat.
Llugaliu ka treguar se pasi qytetarët janë kthyer BIK ju ka dërguar pako me veshmbathje./RTK