Lluka: AKR-ja, përcaktuese në të gjitha vendimet shtetformuese
Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re (AKR), Valdrin Lluka, ka mbajtur një takim pune me koordinatorët e degëve të kësaj partie me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit.
Lluka ka thënë se AKR-ja vazhdon të mbetet përcaktuese e të gjitha vendimeve të mëdha për Kosovën
“Në takim pune me koordinatorët e disa prej degëve të AKR-së, me të cilët diskutuam për parapërgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. AKR, që prej themelimit të saj në vitin 2006, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, ka qenë dhe mbetët përcaktuese në të gjitha vendimet e mëdha që kanë përcaktuar fatin e shtetformimit të Kosovës në qasjen e saj pro institucionale. Faza e shtetndërtimit kërkon parti politike të cilat respektojnë themelet e shtetësisë dhe qeverisin me duar të pastra, shembull të cilin AKR tashmë e ka dhënë. Vlerat liberale që përqendrohet nga AKR e që në thelb të tyre kanë zhvillimin ekonomik, punësimin, fuqizimin e sektorit privat, barazinë dhe rininë janë qëllime të cilat i nevojiten Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Lluka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/