Lluka: Bordi i Ndërmarrjes së Re Energjetike do të jetë i përkohshëm

21 maj 2018 | 12:21

Kabineti qeveritar në mbledhjen e së hënës ka shqyrtuar propozimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se mandati i bordit të kësaj ndërmarrjeje do të jetë i përkohshëm, gjashtë muaj.

“Pas themelimit të ndërmarrje, MZhE-ja sipas obligimeve të saj ka filluar procedurën e regjistrimit të kompanisë. Ky bord i drejtorëve emërohet sipas ligjit do të jetë bord i përkohshëm për gjashtë muaj”, ka thënë ministri Lluka.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia indiane ka thënë se ka larguar me sukses nga…