Lluka: Djegia e thëngjillit të papërpunuar, ndotësi më i madh i ajrit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka thënë se djegia e thëngjillit të papërpunuar nga shtëpitë private është ndotësi më i madh i ajrit, derisa veturat kontribuojnë me 12 për qind në ndotjen e ajrit. Derisa, termocentrali “Kosova B” është ndotës më i madh se sa “Kosova A”.
Ai i’u referua disa shifra për matësit me të mëdhenj të ajrit në bazë të një studimi nga Banka Botërore që po bënë aktualisht. “Sipas këtij studimi kur janë matësit për ndotjen, siç është matësi që po i referohemi për grimcat e pluhurit pm 10 dhe pm 25, ky studim e parasheh që në Prishtinë specifikisht termocentrali “Kosova” A dhe B ndikojnë nga 1 deri në 9 për qind në ndotjen e ambientit në ndotjen totale. Ndotës më i madh është “Kosova B” se “Kosova A”, sepse “Kosova A” filtrat janë ndryshuar në vitin 2011 ndërsa në Kosovën B nga viti 1985. Ndotësi më i madh sipas të njëjtit studim në Prishtinë mbetet shtëpitë që djegin thëngjill të papërpunuar”, deklaroi Lluka.