Lluka: Fokusi i Kosovës është në energjinë e ripërtërishme
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur tryezë diskutimi me temë “Tranzicioni i energjisë në Kosovë: rruga përpara-dialogu në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbi tranzicionin drejt një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e energjisë”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka deklaruar se Kosova edhe pse ka ecë përpara me energjinë e ripërtërishme, ka akoma probleme dhe sfida që duhet punuar në to.
Sipas tij, sfidë mbetet ende balancimi i çmimit për qytetarët dhe ruajtja e ambientit.
“Sfidat vazhdojnë të na ndjekin nga paslufta, por ende kemi problem me sektor energjetik duhet balancuar çmimin e përballueshëm për qytetarë dhe biznese, duhet mbrohet ambienti pra duhet të kemi parasysh ambientin me shfrytëzuar në mënyrë efikase dhe të ngritën investime private mu krijuar vende të reja të punës”, u shpreh ai.
Ai përmendi sektorët në të cilët janë fokusuar për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike. “Politikat e zhvillimit ekomomik i kemi të fokusuar ne sektorin energjetik ku parasheh 3 miliardë euro në 3 vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.
Lluka më tej ka thënë se fokusi i Kosovës është në energjinë e ripërtërishme dhe për këtë çështje kanë edhe mbështetjen e BE-së.
“Kosova ka ecë sa i përket energjisë të ripërtërishme ka shumë për të bërë kemi zotim nga BE-ja ku 25% të energjisë konsumi duhet ta kemi kah energjisë të ripërtërishme e kemi arritur, por në këtë target afati i arritjes 25% është në 2020 dhe gjithë konsumi të palët futet në pjesën e energjisë të ripërtërishme. 50 megabajt me energji të ripërtërishme janë futur ne funksion, këtë vit presim një numër me qenë funksional me i jap licenca. Furnizimi me gaz do të ndihmonte projektet që në vazhdimësi i kam përkrahur që janë ngrohtoret e qyteteve që ne do balanconim kërkesën për energji gjatë sezonit të verës dhe dimrit që do ishte sukses për vitet e ardhshme”, ka thënë Lluka, duke shtuar se Kosova është vendimi parë në Ballkan që ka themeluar fondin për efiçientë të energjisë.
“Kemi bord funksional, ky fond ka zotim financiar nga BE për 10 milionë euro, 5 milionë nga Banka Botërore dhe 1 milionë nga Kosova”. 80 milionë euro do futen në efiçiencë të energjisë në vitet e ardhshme, secili objekt që bëhet efiçentë do të thotë krijim i vendeve të punës, dhe secili objekt ka kushte me të mira për jetesë”, u shpreh Lluka.