Lluka: Franca partnere e rëndësishme në zhvillimin e Kosovës
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel e cila ishte e shoqëruar me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle, të cilën e njoftoi për zhvillimet ekonomike në Kosovës, ecurinë e projekteve franceze në Kosovë si dhe intensifikimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë takimit, ministri Lluka, ka konfirmuar gatishmërinë e Republikës së Kosovë për të vazhduar me rritjen e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve nëpërmjet rritjes së investimeve direkte të investitorëve francez në Kosovë dhe promovimit të produkteve kosovare në Francë.
Në takimi gjithashtu është diskutuar ecuria e implementimit të projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt ky në vlerë prej 86 milionë euro.
Lluka shprehu mirënjohje të thella për kontributin e Francës dhënë për Kosovën dhe përkushtimin për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Nga ana tjetër, drejtoresha Dobelle falënderoi ministrin Lluka për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin edhe më tej në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Lluka, angazhimin dhe rolin e Francës, për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset që ndihmojnë Kosovën në zhvillimin ekonomik.
/Epoka e re/