Lluka: Gjakova do të bëhet vendi i parë me ngrohtore qendrore me biomasë

11 dhjetor 2019 | 18:29

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se fjalë një donacioni gjeneroz prej rreth 16 milionë euro nga Komisioni Evropian, Gjakova do të bëhet vendi i parë me ngrohtore qendrore me biomasë.

Image may contain: 5 people, outdoor

“Duke ju falënderuar një donacioni gjeneroz prej rreth 16 milionë euro nga Komisioni Evropian, Gjakova do të bëhet vendi i parë me ngrohtore qendrore me biomasë. Kjo jo vetëm që do të përmirësoj ambientin në krahasim me mazutin që përdoret sot, por, shumë më rëndësi apo më e rëndësishmja për Gjakovarët, do të ulë koston për rreth 4 fish. Edhe një hap më afër plotësimit të kritereve të Bashkimit Evropian për kuotën e energjisë së riperteritshme dhe efiçiente.  Së bashku me Ambasadoren Apostolova dhe Kryetarin Gjini, falënderuam punëtorët e kësaj ndërmarrje publike për punën e palodhshme deri në realizim të këtij projekti”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti…