Lluka: Gjermania partner i fuqishëm ekonomik i Kosovës
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim delegacionin e lartë nga qeveria gjermane, kryesuar nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, për të festuar ditën e unifikimit të Gjermanisë.
Ai ka thënë, se Gjermane vazhdon të ndihmoj Kosovën në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në ekonomi. Projektet siç janë Energjia Efiçiente, Trajtimi i Ujëravetë Zeza dhe Teknologjia Informative, janë të ndërlidhura ngushtë me Gjermaninë dhe ndihmën Gjermane, për çka i jemi falënderues përgjithmonë. “Sot, një pjesë e kabinetit qeveritar, kemi pritur delegacionin e lartë nga qeveria gjermane, kryesuar nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, për të festuar ditën e unifikimit të Gjermanisë. Qeveria Gjermane vazhdon të ndihmoj Kosovën në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në ekonomi. Projektet siç janë Energjia Efiçiente, Trajtimi i Ujëravetë Zeza dhe Teknologjia Informative, janë të ndërlidhura ngushtë me Gjermaninë dhe ndihmën Gjermane, për çka i jemi falënderues përgjithmonë”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.