Lluka: Hapja e të dhënave, ndihmesë për bizneset
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Open Data Kosova”, me titullin “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Zhvillimi Ekonomik i Kosovës”.
“Open Data Kosova” ka krijuar platformën “Bizneset e Hapura”, ku qëllimi kryesor është të lejohet realizimi i analizave ekonomike për sektorë të ndryshëm dhe aktivitete afaristë, analizimi i trendëve ekonomike përgjatë periudhave të ndryshme kohore.
Të dhënat janë në webfaqen www.biznesetehapura.com
Gjatë fjalimit në këtë ngjarje, kreu i MZhE-së Valdrin Lluka, ka thënë se hapja e të dhënave përveç transparencës, shërbejnë edhe si ndihmesë për bizneset, akademinë dhe organizatat, duke u lehtësuar kryerjen e hulumtimeve dhe analizave të tregut.
Kurse, Leonora Kusari, menaxhere kryesore e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, ka theksuar se hapja e të dhënave ka bërë përditësimin e të dhënave ekzistente.
Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka deklaruar se hapja e të dhënave përveç që duhet të jenë lehtë të përdorueshme ato duhet të arrijnë dy synime, ndihmën ndaj Qeverisë dhe qytetarëve të vendit.
/Epoka e re/