Lluka: Ishte nder dhe privilegj të bashkëpunoja me ty Ibro
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka (MZhE), ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e gazetarit dhe ekonomistit, Ibrahim Rexhepi i cili ka ndërruar jetë sot.
Lluka ka thënë se Ibra, do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinjë dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë.
Postimi i plotë i Llukës:
Me dhembje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibra, për plot 40 vite, me pasion e profesionalizëm të paskajshëm shkruante për çështje ekonomike dhe interesin publik në përgjithësi. Ibra do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinjë dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë.
Sot, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ishte nder dhe privilegj të bashkëpunoja me ty Ibro, të faleminderit për kontributin.