Lluka: Mbetëm i përkushtuar në agjendën evropiane

13 shtator 2018 | 17:02

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas vendimit të Komisionit të Parlamentit Evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), ka deklaruar se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ushtron mbetet i përkushtuar për të adresuar dhe përmbushur të gjitha obligimet që mund të dalin nga ky dhe proceset tjera integruese.

Postimi i plotë i Llukës:

Pas vendimit të Komisionit të Parlamentit Evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), sot në mbledhjen e rregullt të Parlamentit Evropian, pas artikulimit dhe prezantimit të shkëlqyeshëm të znj. Tanja Fajon për përmbushjen e të gjitha kritereve nga institucionet e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, votimi pro nga 420 euro-deputetë për hapjen e negociatave me Këshillin e Evropës është lajm pozitiv drejt përfundimit të këtij procesi dhe përfundimisht lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në zonën shengen.

 

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ushtroj si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, mbetem i përkushtuar për të adresuar dhe përmbushur të gjitha obligimet që mund të dalin nga ky dhe proceset tjera integruese, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe realizimit të vizionit për të ardhmen e Republikës.

 

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në…