Lluka: Miratimi i statutit të “Trepçës”, i hapë vendit perspektive zhvillimore

03 shkurt 2019 | 02:28

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Valdrin Lluka, ka thënë se miratimi i statutit të ndërmarrjes “Trepça”,  i hapë rrugë perspektives zhvillimore,  si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë.

Postimi i plotë i Llukës pa ndërhyrje:

Të nderuar minatorë,

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës dhe tërë Kosovës,

Statuti i Trepçës si shoqëri aksionare sapo u aprovua në Kuvendin e Kosovës! Urime!

Statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes, siç janë:

  1. Regjistrimi formal administrativ i Trepçës si Shoqëri Aksionare,
  2. Kompletimi i Bordit Mbikçyrës siç parashihet me Ligjin mbi Trepçën,
  3. Zgjedhja dhe emërimi i Bordit Menaxhues, si dhe
  4. Fillimi i investimeve siç parashihet me ligjin mbi Trepçën.

Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë, të cilat do të mundësojnë që Trepçën t’a ri-kthejmë në një nga gjigantet kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njëkohësisht duke përmirësuar mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë akterët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre drejt finalizimit të statutit të Trepçës: Punëtorët e Trepçës, bordin mbikëçyrës, sindikatën, grupet punuese, kolegët nga kabineti qeveritar, komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik si dhe të gjithë deputetet e Kosovës.

Përfundimisht mbyllëm një kapitull disa vjeçare dhe tani fokusi kryesor do të jetë që ky aset të rikthehet në motorin kryesor të zhvillimit Ekonomik, duke rritur eksportet, përmirësuar bilancin tregtar dhe duke gjeneruar vende pune për qytetarët tanë.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Edhe një vendim i rëndësishëm për vendin nga Kuvendi i…