Lluka: Në fund të viti 2019 Telekomi do të jetë gati për privatizim

26 shkurt 2019 | 14:43

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Ai në raportimin e tij ka konfirmuar se deri tash janë katër kompani të interesuara për privatizimin e Telekomit.

Sa i përket punësimeve të fundit në këtë ndërmarrje, ministri Lluka ka thënë se ato janë në kontratë mbi vepër.

Sipas Llukës, numri i punëtorëve në Telekom ka arritur në 2 500.

Ndërkaq u zotuar para anëtarëve të këtij komisioni se nuk do të lejojë asnjë kompani fantome që të hyjë në procesin e Telekomit të Kosovës.

“Ju siguroj se asnjë kompani fantome nuk do të merr pjesë në procesin e privatizimit”, ka deklaruar ai.

Sa i përket rikonstrukturimit të Telekomit të Kosovës, ai ka thënë se ky proces do të marrë kohë gjashtë muaj.

Ministri Lluka ka thënë se në fund të vitit 2019 Telekomi do të jetë gati për privatizim. “Banka Evropiane përveç rikonstrukturimit e ka edhe përgatitjen për procesin e privatizimit. Privatizimi është i vetmi shpëtim për Telekomin. Rikonstrukturimi merr kohë gjashtë muaj dhe në fund të vitit 2019 do të hapet konkursi për privatizim”,  ka deklaruar Lluka.

 

/Epoka e re/ A.M

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“E rëndësishme është të shënosh dhe pastaj sesi festohet goli,…