Lluka në Sofje: Tregu i përbashkët energjetik mbetet sfida kryesore

16 maj 2018 | 14:51

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka,  po merr pjesë në forumin e parë në Sofje  me temë: “Perspektiva e Investimeve”.

Në këtë forum, Ministri Lluka bashkë me homologët e rajonit, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit drejtë zhvillimit të rajonit. “Kosova, duke qenë në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka luajtur rol kryesor në lidhjen në mes vendeve. Investimet në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe tash në telekomunikacion që Kosova ka realizuar dhe është duke realizuar, e bëjnë rajonin më të ndërlidhur dhe më atraktiv për investime të huaja”, ka thënë Lluka.

Gjithashtu, Lluka para shumë bizneseve të huaja që ishin prezent, ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron në sektorë të ndryshëm, me fokus në Energji, Miniera dhe Teknologji Informative.

Sipas tij, integrimi i një tregu të përbashkët energjetik mbetet sfida kryesore në vend. Ndryshe, Forumi Perspektiva e Investimeve: Ballkani Perëndimor mbahet në margjinat e  Samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Sofje të Bullgarisë, vend i cili aktualisht mban Presidencën e radhës së BE-së.

Samiti i Sofjes mbledh krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga regjioni i Ballkani Perëndimor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se anulimi i…