Lluka në Thumanë: 500 familje po jetojnë nën tenda

27 nëntor 2019 | 12:36

Ministri inë detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkuar në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.  Ai nga atje ka bërë të ditur se mbi 500 familje po jetojnë në tenda dhe se gjendja është rënduar, derisa bën të ditur se atje është së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Behgjet Pacollin dhe ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi.

“Live nga Thumana, ku tërmeti shkatërrojë gjithçka. Në këto objekte të rrënuara, gjinden edhe të paktën 4 persona sipas raporteve të personave përgjegjës. Kushtet e objekteve janë shumë të vështira dhe paraqesin rrezik të madh për ekipet emergjente.

Emocione të shumta dhe të përziera në mes shkatërrimit, shpresës dhe heroizmit.

500 familje jetojnë në tenda. Duke ju falënderuar vullnetarëve dhe donacioneve të shumta, nuk mungojnë ushqimi dhe veshmbathjet. Kurrë ma krenar me njësitet e ndryshme nga Kosova. Secili nga përgjegjësit tregonin që trimëria e tyre ka shpëtuar jetë dhe janë ndihma kryesore e Shqipërisë. Në këtë vizitë, jemi se bashku me z. Pacolli dhe z. Matoshi për të ofruar ndihmë, strehim dhe ushqim për ata në nevojë”, ka shkruar Lluka.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet…