Lluka për privatizimin e Telekomit thotë se Qeveria do të mbetet aksionare

24 janar 2019 | 15:04

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka përsëritur edhe njëherë se privatizimi i Telekomit është veprim i duhur.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionare nga 25% deri në 49%.

Këto sqarime Lluka i ka bërë pasi dje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes,! Albulena Haxhiu, deklaroi se “ministri po manipulon publikun duke thënë se çdo Telekom në botë është privat”.

 

Postimi i plotë i Llukës:
Dje kam deklaruar që shumica e botës së zhvilluar kanë privatizuar kompanitë publike të telekomit. Kishte reagime që kam dhënë informatë të gabuar, duke u referuar në T Mobile të Gjermanisë dhe Telekomin Slloven.

Sa për sqarim, informatat më poshtë paraqesin strukturën aktuale të aksionarëve të T Mobile ku shihet që shumica e aksioneve janë private dhe shteti ka mbajtur në pronësi rreth 30%.

Telekomi Slloven ka shumë kohë që është në shitje. Tentativa e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2018, që ka dështuar.

Privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe, po e ripërsëris, se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër e (e premte) në Ministrinë e Punëve të Brendshme…