Lluka: Politikat e së ardhmes, duhen të kenë për bazë ekonominë qarkore
Kandidati për deputetët nga AKR-ja dhe ish ministria Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, mori pjesë në konferencën me temë “Ekonomia Qarkore”, të organizuar nga Kosovalive.
Me këtë rast Lluka ka thënë se përderisa ekonomia aktuale (lineare) funksionon në konceptin Prodhim – Konsumim – Hedhje si mbeturina, koncepti i Ekonomisë Qarkore është Prodhim – Konsumim – Ripërdorim – Riciklim – Rifreskim.
Sipas tij, resurset natyrore nuk janë të pa limituara, prandaj kujdesi ndaj ambientit dhe shfrytëzimit të resurseve garanton të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
“Ekonomia Qarkore (Circular Economy) ishte tema që sot biseduam në konferencën e parë të llojit të tillë të organizuar nga Kosovalive. Qëllimi i kësaj konference është informimi dhe rritja e vetëdijes së përgjithshme mbi konceptin e ekonomisë qarkore dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive për nxitjen e zhvillimit të saj. Përderisa ekonomia aktuale (lineare) funksionon në konceptin Prodhim – Konsumim – Hedhje si mbeturina, koncepti i Ekonomisë Qarkore është Prodhim – Konsumim – Ripërdorim – Riciklim – Rifreskim.
Resurset natyrore nuk janë të pa limituara, prandaj kujdesi ndaj ambientit dhe shfrytëzimit të resurseve garanton të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Sot brendet e mirënjohura ndërkombëtare kanë filluar ta aplikojnë këtë koncept. Kompanitë “Apple”, “Samsung” dhe “Amazon”, të gjitha ofrojnë programe ku pajisjet e vjetra mund të përdoren për shkëmbim për pajisjet e reja. Çdo shtet i zhvilluar ofron stimuj për qytetarët e bizneset që aplikojnë këtë koncept siç janë pagesa për kthimin e shisheve të qelqit apo kanaqeve të aluminit”, ka shkruar Lluka.
Sipas tij, politikat e së ardhmes, duhen të kenë për bazë ekonominë qarkore nëse dëshirojmë një ambient të mirë dhe të sigurt për të fëmijët tanë.
/Epoka e re/