Lluka priti Vitin e Ri me punëtorët e KEK-ut
01 janar 2019
| 13:36
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, mbremë priti Vitin e Ri me punëtorët e KEK-ut.
“Me rastin e ndërrimit të vitit, sonte isha për vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Kosovën B, ku falënderova stafin që ishin në detyrë për të siguruar energji për vendin. Me zemërgjerësinë e tyre, ju bashkangjita në tryezën e shtruar për festë dhe biseduam për të ardhmen e termocentraleve dhe dëgjova nga afër sfidat që ata kalojnë në punë. Gëzuar Vitin e Ri 2019! Shëndet dhe lumturi për ju dhe më të dashurit tuaj”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.