Lluka: Së shpejti do të ndalohet nxjerrja ilegale e thëngjillit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka thënë se ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut, është masë për të zvogëluar përdorimin e pakontrolluar të thëngjillit.
Lluka këto komente i ka bërë në konferencën për tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe mundësitë në Kosovë dhe rajon”.
“Për ta treguar përkushtimin tim ndaj ambienti një vendim që kemi marrë ka qenë edhe ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë te punëtorët e KEK-ut hap i parë për ta zvogëluar konsumin e thëngjillit në forma të pakontrolluara”, ka thënë Lluka.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të ndalohet edhe nxjerrja ilegale e thëngjillit. “Tash jemi duke punuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndaluar nxjerrjen ilegale të thëngjillit sepse besoj dhe është raporti i Bankës Botërore se ndotja kryesore në Prishtinë dhe në tërë Kosovën rreth 60 për qind e gjithë ndotjes vjen nga djegia e thëngjillit në shtëpi dhe biznese në formë të pakontrolluar dhe pa filtra”, ka deklaruar ai.