Lluka: Sektori energjetik gjenerues i mijëra vendeve të punës në 10 vitet e ardhshme

03 tetor 2019 | 18:02

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtarë rinor për punësim të gjelbër 2019 i cili është mbajtur në Gjakovë, temat e të cilit ishin mbrojtja e ambientit, energjia e ripërtëritshme, punësimi i të rinjve dhe edukimi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ambasadorë të vendeve të huaja.

Ministri Lluka në fjalën e rastit tha se gjatë dhjetë viteve të ardhshme parashihen të investohen miliarda euro të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune. “Kosova është në fazën finale të futjes në obligime të reja karshi direktivave të Bashkimit Evropian përmes strategjisë së përbashkët rajonale për klimë dhe energji për 10 vitet e ardhshme. Kjo strategji parasheh investime miliardësh gjatë 10 viteve, të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune në Kosovë”, u shpreh Luka.

Ai po ashtu ka thnë se nëse kujdesemi që të arsimojmë të rinjtë, punësimi i gjelbër do të jetë gjeneruesi më i madh i vendeve të punës. “Kosova është vendi më i ri në Evropë. Rinia, nëse angazhohet si duhet, është aseti më i madh i saj dhe kjo është grupmosha më e rëndësishme e popullsisë. Punësimi i gjelbër, do të jetë punëgjeneruesi kryesorë në 20 vitet e ardhshme, por ne duhet të kujdesemi gjithashtu që nuk dështojmë në edukimin e të rinjve në këto fusha”, ka thënë Lluka.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Fatmir Limaj, në prag të zgjedhjeve vendore,…