Lluka: Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik kam çuar në fund shumë procese
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, ka thënë se në cilësinë ë e kreut të MZhE-së, ka çuar në fund shumë procese të papërfunduara, por sipas tij, ende ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.
Ai ka apeluar tek qytetarët që të votojnë pa marrë parasysh se çfarë subjekti u takojnë apo se cilinë program partiak e pëlqejnë. “Nuk ka mjet më të fortë për të larguar të keqën se sa vota e juaj”.
Postimi i plotë i Llukës:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Para heshtjes zgjedhore, vendosa të shkruaj që t’ju kërkoj dy gjëra.
E para, të ju lutem që të votoni, pa marrë parasysh se çfarë subjekti i takoni apo se cili program partiak ju pëlqen, nëse jo për vetën tuaj, votoni për vendin dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Nuk ka mjet më të fortë për të larguar të keqën se sa vota e juaj.
E dyta, punën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik e kam pranuar me përgjegjësi, ashtu siç do të pranoj me përgjegjësi të madhe edhe besimin tuaj me 6 tetor. Me votën tuaj ju më obligoni që të punoj edhe më shumë për të përmbushur të gjitha premtimet. Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik kam çuar në fund shumë procese të papërfunduara, por ende ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.
Duke ju falenderuar për besimin e deri tanishëm, ju ftoj ta votoni koalicionin AKR-NISMA-PD me numër 122 dhe mua Valdrin Lluka numër 11.
Ju dëshiroj zgjedhje të qeta dhe me perspektivë për qytetarët dhe vendin.