Lluka: Statuti për Trepçën brenda dy javësh në Qeveri
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se brenda dy jave do të procedojë statutin për ndërmarrjen “Trepça” në Qeverinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Lluka, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, pas një takimi të mbajtur sot me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Bordin drejtues të “Trepcës”.
“Së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, takuam Bordin Drejtues të Trepçës, të cilët na informuan mbi punën e deritanishme rreth statutit të kësaj ndërmarrje shumë më rëndësi për Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi. Në këtë moment, kemi një draft mjaft të kompletuar dhe ka mbetur përfshirja e disa komenteve shtesë. Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intensitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar Lluka